Noka: Nuk mund të jemi republikë ambasadorësh, aleatë të shtetit tonë, jo i një partie politike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 22:39
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm u shpreh se e respekton çdo ambasador ama jo më shumë se vullnetin e shqiptarëve.
Ai theksoi se vendin nuk mund të bëhet një republikë ambasadorësh dhe se SHBA është aleat i vendit tonë dhe jo i një partie.
Noka: E respektoj çdo ambasador ama e respektoj më shumë vullnetin e shqiptarëve. Ne duhet ‘i rrimë sus ambasadorëve dhe të jemi republikë ambasadorësh. Ne duhet të respektojmë dinjitetin e qytetarëve tanë, para ambasadorëve aleatë si ata të SHBA-së.
Çdo person që ka mbushur moshën 18-vjeçare mund të zgjidhet dhe të zgjedhë. SHBA-ja është një alet strategjik dhe do të ngelet i tillë, por ama jo i një parti, i shtetit tonë.

