Rritja e çmimeve, Balla: Nuk do t'i lëmë hapësirë abuzuesve të përfitojnë në kurriz të qytetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediet u shpreh se nuk do t'i lihet hapësirë asnjë abuzuesi që të përfitojë në kurriz të qytetarëve në këto kohë të vështira krize. Balla ashtu si Rama i vuri fajin luftës në Ukrainë dhe u shpreh se pasojat e kësaj lufte po ndihen dhe janë prezente në Shqipëri.

Balla: Çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti katet normative përkatëse. Edhe deputetët e Grupit Parlamentar të PS do t'i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme krahas me gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marr nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit, kontrollit dhe respektimit të çmimeve në mënyrë që mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarëve në këto kohë të vështira.