EKSKLUZIVE/ Video e sulmit në Shkodër, momenti kur 32-vjeçari qëllon me breshëri drejt furrës bukës
Ora News ka siguruar videon, nga momenti i sulmit me armë zjarri drejt një furre buke në Shkodër.
Siç shihet në video, 32-vjeçari Armando Ndreu, i cili ndodhet në këmbë, ka qëlluar me breshëri drejt furrës së bukës.
Në momentin kur Ndreu qëllon me breshëri plumbash, në rrugë shihen të kalojnë edhe automjete të tjera, por për fat të mirë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.
32 vjeçari pasi ka qëlluar është larguar më makinë të tipit "Golf" në drejtim të paditur.
Policia ka njoftuar se ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e 32-vjeçarit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg” ku sipas policisë Armando Ndreu pasditen e kësaj të marte është përleshur fizikisht me pronarin e furrës së bukës.
Sipas burimeve Armando Ndreu rezulton të jetë person më precedent penal për veprën penale vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.
