Brenda 24 majit presidenti/ja e re, Balla kujton procedurën me 5 raunde
Do të duhen edhe 2 muaji për të mësuar emrin e ri, i cili do të zëvendësojë Ilir Metën në krye të institucionit të Presidentit.
me situatën që është krijuar në PD, socialistët ende nuk kanë vendosur nësë Presidenti i ri do të jetë një figurë konsensuale mes mazhorancës apo opozitës.
“Procedurat nisin jo më vonë se 24 maji, në këtë kuptim kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë derisa të nisë procedura për nisjen e zgjedhjeve të presidentit të republikës.Këtij procesi do të duhet ti lihet koha e nevojshme. Brenda datës 24 maj do të kemi presidentin e ri të republikës, ose presidenten e re. Një kandidat për të qenë kandidat për president duhet të mbledhë jo më pak se 20 firma dhe për të zgjedhur presidentin janë 5 raunde'"
Ajo për të cilën do të kujdeset kryesocialisti Rama është që eksperienca e marrëdhëines mes tij dhe Metës si Presidentit të mos përsëritet më.
Për kreun e grupit socialist, dorëheqja e Bashës nuk ka ndikuar në komunikimin e PS me PD.
Duke u marrë me çështjet e brendshme, demokratët kanë spostuar axhenden opozitare për të nisur punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
Por deri sa opozita t’i rikthehet detyrave parlamentare, deputetët socialistë, me urdhër të kryetarit të tyre, do të zbresin në terren për të inspektuar çmimet e naftës dhe produkteve të shportës.