Sejamini: Problemet e PD-së filluan me 26 prill kur Basha nuk dha dorëheqjen pas zgjedhjeve
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Neritan Sejamini, Publicist u shpreh se problemet e PD-së kanë filluar në shtator, por ky problem ka filluar në 26 prill kur Basha nuk dha dorëheqjen.
Ai tha se thelbi i PD-së sot është mungesa e demokracisë së brendshme dhe kufizimit të pushtetit të njerëzve brenda partisë.
Sejamini: Problemi nuk janë personat. Problemet e PD-së kanë filluar në shtator, por ky problem ka filluar në 26 prill kur Basha nuk dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të humbura dhe partia vazhdoi sikurse nuk ka ndodhur asgjë me të. Aty filloi një krizë.
Thelbi i PD-së sot është mungesa e demokracisë së brendshme dhe kufizimit të pushtetit të njerëzve brenda partisë. Nëse një parti pranon që një udhëheqës vazhdon ta drejtojë një parti edhe pasi ka humbur zgjedhjet atëherë, ajo është personale dhe do të merret forma e sherrit personale. Nëse Basha do të kishte ikur më herët nuk do të ishim këtu.

