U përfol se do të bëhej kryetar partie, reagon i revoltuar Florjan Binaj: Flini të qetë...

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka përgënjeshtruar lajmin që qarkulloi në portale se do t'i hynte politikës dhe do të krijonte një parti të re, kryetar i së cilës do të ishte vetë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Binaj i revoltuar shkruan se nëse do ishte e vërtetë, ai vetë do t'i lajmëronte ndjekësit e tij.

"Shoh lloj lloj port'halesh që shkruajnë se e kam lënë Portokallinë për tu bërë kryetar partie… Të dashur miq dhe mikesha, e para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj. Nëse doni të dini të vërtetin mbi mua, merreni vesh nga Instagrami im. Faleminderit!”

U përfol se do të bëhej kryetar partie, reagon i revoltuar