Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër, djali i pronarit të furrës së bukës i është kundërpërgjigjur 32-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku 32-vjeçari Armando Ndreu, ka qëlluar me breshëri plumbash drejt një furre buke.  

Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se dyshohet se  edhe djali i pronarit të furrës së bukës i është kundërpërgjigjur po në të njëjtën mënyrë 32-vjeçarit.

Dyshohet se ai ka qëlluar drejt Ndreut të paktën 3 herë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg” ku sipas policisë Armando Ndreu pasditen e kësaj të marte është përleshur fizikisht me pronarin e furrës së bukës.

Sipas burimeve Armando Ndreu rezulton të jetë person më precedent penal për veprën penale vjedhje” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Ora News ka siguruar edhe momentin e ngjarjes ku shihet sulmi me armë drejt furrës.