Qytetarët dakord të fiken dritat gjatë natës? Vox Pop: Qeverisa s'ka ç'bën, do kalojmë urtë e butë
Ministrja Balluku ka thënë që pas mesnate do fiken dritat e rrugëve nacionale. A është kjo rrezik për shtimin e aksidenteve, kriminalitetit? A po vret qeveria me paramendim? Kjo ishte tema e sotme e rubrikës Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Disa nga qytetarët mendojnë se është gabim pasi kjo do sjellë shtim të aksidenteve dhe vjedhjeve, e disa të tjerë mendojnë se duhet të pajtohemi "urtë e butë" me vendimet e qeverisë pasi është krizë botërore.
"Njësoj do jenë."
"Kjo qeveri për këtë punë është, t'i shkojë problemet këtij populli. Aksidente, krime këto janë normale për këtë qeveri. Ajo po bën punën e vet. Këta janë qeveria më e korruptuar në botë. Unë kam denoncuar drogë, krim, nga vetë qeveritarët me emër dhe mbiemër. Kryeministri është koka e korrupsionit, koka e drogës dhe koka e maskarait. Shpresa më e madhe e këtij populli është "lum ai që ja fut vrapit dhe e lë këtë vend." Ky ësstë vend i mbaruar."
"Ai do të marrë hak duke fikur dritat e rrugëve. Aksidentet kanë qenë katastrofë dhe mund të shtohen më shumë, edhe vjedhjet."
"Nuk është gjë e mirë se është burim aksidenti, por dhe një gocë që pëlqen e puth kollaj dhe ajo nuk të shikon."
"Mendoj që është shumë mirë të fiken dritat. Tani fiken me mendim të qartë se gjithsesi fikur janë."
"Ministrja është shumë kinge, por vetëm kaq."
"Ky popull ka marrë fund dhe pse ne nuk e kemi kuptuar akoma. Është shumë bukur kur shikon rrugët nacionale në botë, mbushesh me frymë dhe ajër. Këtu dhe ajri do na taksohet shumë shpejt."
"Vetëm në vendin tonë dëgjohen këto, sikur jemi në vitet '60 dhe diskutohet energjia. Ky vend ka marrë fund."
"Çdo gjë mund të bëhet, më mirë të fiken natën se sa t'i fiken familjarëve. Ligji e ka të përcaktuar që makinat duhet të ecin me ndriçim, e kanë dritën e vet. Mjafton që në këtë kohë krize shqiptarët mos vuajnë mungesën e energjisë. Sa më shumë të vjedhësh në Shqipëri as më i fuqishëm je, ky është parimi. Në Shqipëri kjo po vërtetohet."
"Popull më të trembur se ne shqiptarët nuk ka. Si nuk dolëm në protesta masive në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Poshtë qeveria Rama 3."
"E kam dëgjuar. Është shumë e vërtetë por populli nuk ka çfarë bën, por as qeveria nuk ka çfarë bën. Kriza është botërore. Kështu do kalojmë, urtë e butë. Problematikat tona janë nga më të ndryshmet. Të organizojë organet të ruajë vjedhjet. Ne do sakrifikojmë, policia të sakrifikojë. Këtu jetojmë, çfarë të bëjmë."


