Sejamini: Problemi i PD-së jo zgjedhja e kryetarit, por tërheqja e votuesve dhe fitimi i zgjedhjeve

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Neritan Sejamini, Publicist u shpreh se problemi i PD-së nuk është zgjedhja e kryetarit.

Ai tha se pas zgjedhjes së kryetarit problemi real i PD-së është fitimi i besimit të votuesve në mënyrë që të fitojë zgjedhjet.

Sejamini: Duam nuk duam ne, realiteti politik është ky: këtë parti e ka fituar Sali Berisha. Do të kemi atë parti demokratike me atë emër dhe me Berishën në krye nga prilli ose nga maji. Kur këta t’i zgjidhin problemet e tyre dhe do të bashkohen, çështja është që në këtë moment kur të mbarojë ky proces ribashkimi, do të fillojë problemi i vërtetë; tërheqja e votuesve.

Ne po flasim se si do të merren vesh dhe si do të martohen këta. Problemi kryesor i një partie është se pas zgjedhjes së kryetarit si do të fitojë votuesit për vete dhe të fitojë zgjedhjet. Ehe kur të zgjidhet kryetari kjo parti është larg fitimit të zgjedhjeve. Se si kalojë nga ky moment në një moment që do të tërheqë shqiptarët nuk e di.