AIBA merr vendim të eleminojë edhe 200 mijë pula të gjalla
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 10:33
Ngordhja masive nga gripi i pulave në Durrës vazhdon të jetë problematike.
Për zgjidhjen e situatës së rënduar, pas groposjes është marrë vendim për eleminimin e rreth 200.000 pulave të tjera që janë ende gjallë dhe të infektuara.
Nga administrata e kompanisë AIBA mësohet se vazhdojnë ngordhjet dhe se është dhënë një urdhër eleminimi edhe për ato që janë gjallë.
