Sula: Është turp të flasim për shumicë dhe pakicë në PD, duhet një periudhë tranzicioni

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Dashnor Sula, Deputet PD-së u shpreh se të dyja palët në PD nëse nuk bëhen shumicë kur bashkohen, atëherë flitet kot.

Sipas tij, Berisha është unik brenda PD-së dhe se populli nuk e nxori si shumicë këtë parti, pasi demokratët nuk dolën sepse panë një përçarje në PD.

Sula: Këtë lloj suksesi brenda nesh, që është një turp që ka ndodhur, që gjoja ka fituar një shumicë dhe ka një pakicë. Ky është një turp sepse nëse do të bashkonin këto dy pjesë dhe nëse jemi pakicë atëherë po flasim kot.

E kam thënë se do të duhet një periudhë tranzicioni. Edhe komunistët kur fituan në ’44 pritën 1 vit për të bërë zgjedhjet. Lufta prodhon një marrëveshje që fituesi nuk i merr të gjitha. Berisha është unik brenda PD-së. Populli nuk na nxori si shumicë ne. Demokratët nuk dolën sepse panë një përçarje në PD.