Afganët mbërrijnë në SHBA, Blinken falenderon popullin shqiptar për strehimin
212 shtetasit afganë që fluturuan mbrëmjen e të hëhnës nga vendi ynë kanë mbërritur në SHBA.
Lajmin e bëri me dije Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai u uroi mirëseardhjen afganëve ndërsa falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen përgjatë kësaj kohe.
"I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Falënderimet e mia të veçanta për Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe popullin shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë".
Vendi ynë strehoi rreth 2400 shtetas nga Afanistani, ndërsa deri më tani janë larguar 600 prej tyre, kryesisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe disa vendeve Evropiane, ku do të nisin një jetë të re.
