U përplasën nga motori, vdes në spital njëra nga të moshuarat, tjetra transportohet te Trauma
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 20:59
Ka ndërruar jetë në spital një nga dy të moshuarat që u aksidentuan mbrëmjen e sotme nga një motor në Kuçovë.
Viktima është identifikuar si Leme Mara,72-vjeçe.
Gruaja tjetër e aksidentuar File Ahmeti,74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Autori i aksidentit nuk është identifikuar ende. Ai u larguar nga vendngjarja pas aksidentit.
Gjithçka ndodhi rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
