Noka: Mbledhja e sotme komisioni të rithemelimit rutinë, selia e PD-së është bërë bunker
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm u shpreh se mbledhja e sotme e komisioni të rithemelimit ishte një mbledhje rutinë për çështje pune
Sipas tij, qysh nga fillimi i janarit, selia e PD-së është shndërruar në një bunker dhe se Rama i dha bekimin dhe idenë se si ta bunkerizonte selinë blu.
Noka: Mbledhja e sotme e komisioni të rithemelimit ishte një mbledhje rutinë për çështje pune dhe organizative. Ne në 11 dhjetor kemi vendosur disa detyra për të cilat komisioni është i detyruar që t’i ndjekë hap pas hapi ato. Mbledhja nuk kishte asgjë të veçantë.
Që nga fillimi i janarit, për fatin tonë të keq, ajo seli është shndërruar në një bunker. Rama i dha bekimin dhe idenë se si ta bunkerizonte Brava selinë. Ajo edhe sot mbetet si një bunker. Për ne nuk përbën asnjë shqetësim apo shqetësim ajo që thotë Lul Brava. E rëndësishme për ne është që po ecim dhe po luftojmë për të bashkuar demokratët.
