Iljazaj: Partia e ndarë në dy pjesë, nëse bashkohet PD-në meriton ta drejtojë Sali Berisha
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ervis Iljazaj, opinionist u shpreh se dorëheqja e Bashën nuk ka qenë e parevokueshme.
Sipas tij, Në të djathtën shqiptare ka një frakturë që ndahet mes atyre që duan Sali Berishën që janë shumicë, ama ka edhe një pjesë të mirë brenda PD-së që nuk e duan Berishën në krye të PD-së.
Iljazaj: Unë mendoj se dorëheqja e Bashën nuk ka qenë e parevokueshme. Deklarata në gjykimin tim që ka bërë Alibeaj ka kontradiksione logjike. Në të djathtën shqiptare ka një frakturë që ndahet mes atyre që duan Sali Berishën që janë shumicë, ama ka edhe një pjesë të mirë brenda PD-së që nuk e duan Berishën në krye të PD-së.
Dy logjika politike janë të duhura: ose këto pjesë rrinë të ndara dhe nuk mund të bashkohen për shkak të dallimeve. Ose kontradiksioni tjetër nëse kërkohet bashkimi me pjesën tjetër të PD-së, është me Sali Berishën, nuk mund të kërkohet largimi i tij. Ato 30% në 6 mars i ka marrë Sali Berisha. Nëse PD bashkohet atë parti meriton ta drejtojë Berisha.
