Foltorja, mbledhje pas ikjes së Bashës, Këlliçi për Rtv Ora: Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit
Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD të rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë thirrur një mbledhje rreth orës 18:00 në Tiranë, një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar partie.
Deputeti, Belind Këlliçi, tha për Rtv Ora se Komisioni i Rithemelimit të PD-së nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar të komanduar të PD pasi ai është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Këlliçi: Nuk ka një vendnimmarrje, mbledhja ende vijon. Nevoja jetike sot në PD është që PD të ringrihet sepse të gjitha strukturat diku janë gjysmake, diku të traumatizuara për shkak edhe të situatës kështu që është imediate ringritja e çdo strukture dhe forumi të PD, përfshirë këtu dhe Forumin Rinor dhe Lidhjen Demokratike të Gruas.
Negociatat me komisionin që po ndërton Alibeaj?
Këlliçi: Nuk ka komision të Alibeajt, Alibeaj është i shkarkuar nga Kuvendi i datës 11 dhjetor sikurse ishte Lulzim Basha. Nuk ekziston kjo çështje.
