Maliqi: Dorëheqja e Berishës në 2013 gabim, PD-ja u morr peng për interesa personale
Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi shkruan në Facebook se Basha është dorëhequr pa kthim dhe për të mos u kthyer deri në fitore.
Sipas tij, dorëheqja e Berishës ishte gabim i rëndë dhe ky gabim bëri që PD të merrej peng, të përdorej për interesa personale duke shitur interesat e demokratëve.
Ai shton se Doktori u dorëhoq pa rikthim duke lënë në krye të PD-së, ish-kryetarin e drejtues të tjerë që i rriti dhe i bëri Deputetë, Ministra dhe mori nga ata mosmirënjohjen dhe sulmin ndaj tij që as e kishte imagjinuar
Maliqi: U dorëhoq pa rikthim! U rikthye për mos t'u dorëhequr deri ne fitore! Dorëheqja e Liderit Historik Berisha në 2013, u shoqërua me lot, dëshpërim dhe keqardhje nga demokratët, të cilët mendonin se ishte gabim i rëndë dhe ky gabim bëri që PD të merrej peng, të perdorej për nteresa personale duke shitur interesat e demokratëve; duke shitur mandatet e deputeteve, duke shitur të gjitha bashkitë, duke shitur çdo betejë, deri në cënim të demokracisë, pluralizmit politik dhe duke favorizuar dhe duke lënë dorën të lirë Narko-shtetit për të vjedhur e drejtuar vendin me banda, oligarkë duke e kthyer vendin në parcelë droge, në varfërim pasiguri dhe në shpopullim.
9 vjet në pozitë ku shpresa dhe besimi po vdiste. Doktori u dorëhoq pa rikthim duke lënë në krye të PD-së, ish-kryetarin e drejtues të tjerë që i rriti dhe i bëri Deputetë, Ministra dhe mori nga ata mosmirënjohjen dhe sulmin ndaj tij që as e kishte imagjinuar; jo ai por as demokratët e thjeshtë, ata meritojnë perbuzje. Zoti deshi dhe e rikthehu me dinjitet dhe krenari, me energji duke zgjuar shpresë, besimin për fitore, për ndryshim, mirëqënie dhe të ardhme Europiane. Demokratët dhe opozitarët i bashkon e ardhmja kundër Narko-shtetit! S'ka kohë për të humbur! Të nisim punën fortë në baze me takime, riorganizim dhe bashkim për fitoren e 'Zgjedhjeve Lokale' dhe më pas ato 'Parlamentare'! Fitore!

