Gështenja: Vlerësoj dorëheqjen e Bashës. Urgjentisht të ulen palët dhe të nxjerrin PD nga kriza
Deputeti Lefter Gështenja vlerëson dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Në një intervistë për Ora News, Gështenja tha se PD ka zbatuar statutin pas dorëheqjes së Bashës, ku në krye të PD është vendosur përkohësisht Enkelejd Alibeaj.
Lefter Gështenja: Besoj se do të ketë Ura komunikimi. Vetëm duke ndërtuar ura komunikimi mes njëri-tjetrin, ne mund të arrijmë të jemi bashkë në aksionin e radhës opozitar që do të jenë zgjedhjet vendore. Palët janë ende larg për të krijuar një klimë besimi mes njëri-tjetrit. Unë besoj se dorëheqja e Bashës është dorëheqje. Drejtimi i partisë nga nënkryetari i partisë nga nënkryetari i partisë Enkelejd Alibeaj, është në përputhje me statutin.
Sipas tij, pas dorëheqjes së Bashës është urgjente ulja në tavolinë e palëve për të gjetur zgjidhjen për krizën e PD.
Ai tha duhet të gjenden pikat e përbashkëta në mënyrë që PD të bashkohet dhe të përballet me regjimin.
Lefter Gështenja: Tashmë është urgjente ulja në tavolinë e të gjithë aktorëve që ndikojnë në zgjidhjen e kësaj krize. Tashmë janë hedhur hapat kryesorë.
Unë e vlerësoj dorëheqjen e Bashës. Palët duhet të ulen dhe të gjejnë pikat e përbashkëta që i bashkojnë demokratët. Kërkohet një armëpushim mes palëve, në të gjitha nivelet. Nëse arrihet ky armëpushim, unë them se demokratët do bashkohen dhe të përballen nesër me këtë regjim. Ne të gjithë duhet të ulemi, të kontribuojmë, të japim maksimumin tonë që PD nesër të jetë një forcë, kryesore për të udhëhequr vendin.
Ne duhet të punojmë fort që brenda PD të përfshihet palca e PD, të përndjekurit, dhe ish-të persekutuarit. T’i hapim dyert e PD për të gjithë ata që duan të kontribuojnë. Të shkojë në vend meritokracia.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.
