Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 32-vjeçari qëllon drejt furrës së bukës pas konfliktit me pronarin

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Skënderbeg" në Shkodër.

Shënjestër ka qenë pronari i një furre buke.

"Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi Armando Ndreu, 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale".

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.