Ju flet Moska - Si Erion Veliaj ka nisur rehabilitimin e Esat Toptanit, me kërkesë të Vuçiçit

Si Erion Veliaj la nisur rehabilitimin e Esat Toptanit, me kërkesë të Vuçiçit ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Prej 102 vitesh asnjë zyrtar i shtetit shqiptar nuk ka marrë pjesë apo të ketë qenë organizator në një event ku lavdërohet Esat Toptani.

Enver Hoxha ka qenë në kundërshtim me Zogun, por ama në pikë kanë qenë të përbashkët, që Esat Pashë Toptani ia shiti Shqipërinë Serbisë.

Nuk ka ndodhur kurrë një nëpunësi shqiptar që të shfajësojë dhe të lavdërojë Esat Toptanin. Ndodhi këtë vit më shkurt në një promovim libri.

Në Galerinë e Arteve ku u mbajt promovimi i librit të Rezarta Delisulës dhe Erion Veliaj mori pjesë personalisht në këtë event. Ai i bëri një të papritur autores duke i thënë se do ta bënte drejtoreshë të muzeut të Tiranës.

Ministri i Punëve të Brendshme Aleksandër Vulin ka vënë një tufë me lule te varri i Esatit në emër të qeverisë serbe duke thënë se nuk i harron miqtë.