Izrael: Katër të vdekur në sulmin terrorist në Beersheva

Tani për tani janë katër viktima të një sulmi terrorist në Beersheva, në jug të Izraelit, i kryer me thikë dhe me një makinë që goditi kalimtarët.

Dy nga viktimat janë gra nga 30 deri në 40 vjeç.

Gjithashtu ka humbur jetën një 35-vjeçar. Autori i sulmit - i cili u qëllua dhe është i rëndë - është një beduin nga zona, i cili sipas forcave të sigurisë besohet të jetë një mbështetës i ISIS.

Sipas shërbimeve të urgjencës, 3 nga viktimat janë goditur me thikë ndërsa e katërta, e cila po lëvizte me biçikletë, është goditur nga sulmuesi me makinë.

Beduini izraelit përgjegjës për sulmin terrorist është nga zona Hura në Negev dhe, sipas mediave, më parë kishte qenë në burg si pjesëtar i një grupi terrorist.

Ai u qëllua nga një shofer autobusi i cili doli për të ndihmuar njerëzit e sulmuar.

Sipas policisë, burri mbërriti me makinë në një pikë karburanti në qytet ku goditi me thikë një grua, më pas u kthye në makinë dhe goditi çiklistin.

Më pas është nisur drejt qendrës tregtare ku pasi ka dalë nga automjeti ka goditur me thikë një burrë dhe një grua tjetër. Sulmi i sotëm është i treti me thikë në javën e kaluar.