Vranësira por jo reshje, njihuni me parashikimin e motit për sot
Moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura paraqiten zonat malore verilindore dhe juglindore.
Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe në vijim, sjellin grumbullim të vranësirave në juglindje të territorit por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Rajoni i Ballkanit si edhe pjesa më e madhe e Europës do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.
Po ashtu nën dominimin e motit të kthjellët paraqiten ishujt britanikë dhe gadishulli Iberik ndërsa shira të dendura dhe stuhi të forta ere do të dominojnë brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi.
