Lapaj: Protesta do të vazhdojë, nuk kontrollohet nga një njeri, qytetarët të ngrenë zërin!
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti dhe avokati Adritiak Lapaj u shpreh se protesta është shumë e vështirë në vetvete, sidomos ajo qytetare pa strukturë.
Sipas tij, ajo që ndodh me fjalën, kur e shtrëngon thonë se kemi zaptuar fjalën, ndërsa kur e liron, thonë pse të gjithë do të flasin.
Lapaj: Protesta është shumë e vështirë në vetvete, ajo qytetare pa strukturë, se ajo partiake është shumë e lehtë. Në protestë ka pa parti me parti, të djathtë, të majtë, ose me bindje apo pa bindje. Ama e vërteta është se shumica e tyre dalin për problemet e tyre.
Aty ka një grup të rinjsh shumë simpatikë që janë shumë demokratikë në raport me fjalën. Ama ajo që ndodh me fjalën, kur e shtrëngon thonë se kemi zaptuar fjalën, ndërsa kur e liron, thonë pse të gjithë do të flasin. Ky është problemi i protestave qytetare.
Protestat do të vazhdojnë, kanë nisur qysh në tetor vitin e kaluar. Protesta ka disa dimensione. Nuk është çështja në dorën e Adriatikut, sepse nuk është në dorën time. Kush e mendon se një protestë menaxhohet nga një person ia ka futur kot. Unë jam një nga nxitësit dhe kam thënë se do të dal aty deri në fund. Qytetarët duhet të mësojnë se kur vjen puna për problemet e tyre të ngrenë zërin.

