Dhunimi i kuzhinierit Çela, 5 muaj më parë ai dhe kunati rrahën dy vëllezërit pas sherrit për parakalimin

Një sherr i nisur 5 muaj më parë për një parakalim me makinë ishte shkak për dhunimin e kuzhinierit Indrit Çela pak ditë më parë pranë urës së Gjolës.

Sipas burimeve, vëllezërit Ernest dhe Donald Luka ishin përleshur fizikisht me kunatin e kuzhinierit, duke u shkaktuar vëllezërve dëmtime të shumta.

Të njëjta burime thonë se pjesë e sherrit dyshohet të ketë qenë dhe kuzhinieri Indrit Çela.

Ditën kur është regjistruar dhe konflikti fizik, dy vëllezërit i kanë dalë në pritë makinës së kuzhinierit, duke e zbritur në mes të rrugës dhe e kanë goditur me sende të forta.

Po atë ditë vetë kuzhinieri e ka referuar ngjarjen në polici si aksident dhe jo që ka pasur konflikt me dy vëllezërit.

Pas nisjes së punës për zbulimin e ngjarjes, policia ka shkuar në banesën e familjes Luka aty ku ka arrestuar Ernest Lukën babain e tij Llesh Luka pasi rastësisht atyre ju zbulua dhe shtëpia e barit.

Ndërkohë është bërë dhe shpallja në kërkim e djalit tjetër të familjes Donald Luka.

Në polici Ernesti ka punuar që ai dhe i vëllai janë përleshur fizikisht, por nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen në fjalë.

Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe marrja në pyetje sërish e Ernest Lukës si dhe kuzhinierit Endrit Çela.