Demalia: Nuk është faji i Bashës, u soll nga Berisha, ai ka qenë kryetari absolut i PD-së

Për analistin Ilir Demalia, dorëheqja e Lulzim Bashës ishte diçka e paralajmëruar me kohë dhe se kishte ngelur tashmë në PD, sikurse e quajti ai, si një kufomë.

Ai tha Basha ishte një i emëruar në krye të PD-së, i sjellë nga Berisha, duke shtuar se partia ka qenë gjithmonë nën drejtimin e tij absolut.

Demalia: Dorëheqja e Bashës është se ai kishte ngelur si kufomë dhe do të dilte nga selia e PD-së. Ishte e paralajmëruar. Nuk duhet të merremi me atë që gaboi Basha sepse janë thënë dhe stërthënë. Problemi në Shqipëri është se ajo që ndodhi me Bashën, nuk është faji i tij, pasi është një lojtar që u mor dhe u soll nga Berisha. Kjo parti nuk ka pasur konkurrencë dhe garë me kryetarin absolut. Kjo parti do të ringrihet me këtë kryetar absolut që është Berisha dhe që është ai që e ka shkaktuar këtë situatë prej 30 vitesh tashmë.

Problemi është se çfarë do të ndodhi me këtë parti dhe a do të ringrihet. Sali Berisha e ka sjellë partinë në këtë gjendje. PD-ja nuk ka fituar kurrë e vetme. PD-ja nuk ka krijuar dot njerëz me karakter, por janë të gjithë të ardhur nga lideri suprem. PD është në një krizë identiteti deh morale. Pse nuk dal një njëri që ta marrë partinë? Të gjithë janë fajtorë për mjerimin e kësaj partie.