'Si kryetar ishte i shkarkuar', Ndoka i drejtohet Bashës: Dorëheqjen jepe si deputet. Hapi rrugën edhe Bumçit
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, nga kreu i PD.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Ndoka i është drejtuar Lulzim Bashës, duke i thënë se si kryetar ishte i shkarkuar, ndërsa i thotë që të japë dorëheqjen e si deputet.
Nard Ndoka: Lul, si kryetar të kishin shkarkuar, dorëheqjen jepe si deputet. Hapi rrugën edhe Bumçit!
Pasi komunikoi vendimin e dorëheqjes dhe u përball për disa minuta me strukturat më të larta të PD-së, Lulzim Basha u largua nga selia e PD me mbështetës dhe kryetarë degësh që i kanë qëndruar besnikë pas humbjes së thellë të 6 marsit në zgjedhje.
Vetë Lulzim Basha ku u pyet nga media ndërsa largohej nëse do të rikandidojë për të marrë drejtimin e partisë zgjodhi të mos përgjigjet.
Pas dorëheqjes së Bashës, kanë reaguar edhe Grida Duma dhe Sali Berisha.
