Kuzhinieri Çela shkon me shenja dhune në spital, deklaron se ka bërë aksident. Policia: Është dhunuar

Kuzhinieri Indrit Çela është paraqitur ditën e djeshme me shenja dhune për të marrë mjekim në Qendrën Shëndetësore të Fushë Krujës.

39 vjeçari mësohet se ka deklaruar se ka bërë aksident.

Sakaq burime për Ora news, bëjnë me dije se kuzhinieri është dhunuar me sende të forta, dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë- Vorë  pranë Urës së Gjolës.

Po të njëjtën gjë ka konfirmuar dhe Policia e Fushë Krujës.  Megjithatë deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij Alfio Rrotani.