Zjarr në Bylis të Mallakstrës

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha raportohet se ka rënë mbrëmjen e djeshme në Bylis të Mallakastrës.

Ora News, mëson se zjarri ka rënë në fshatin, Hekal, pranë Arkeologjik te Bylisit.

Videot janë dërguara në redaksinë e Ora News, nga një banore e zonës, ndërkohë mësohet se në terren ka arritur menjëherë zjarrfikësja, për të shuar flakët.

Nuk dihet sipërfaqja e tokës që është djegur, por mësohet se banesat nuk kanë qenë të rrezikuara, pasi kanë qenë larg vendit ku kanë rënë flakët.