Mashkullora e braktisur, banorët: Gëzim kur dëgjonim zilen e shkollës, ka mbetur vetëm bagëtia
Fshati Mashkullor ndodhet vetëm 7 kilometra në veri të Gjirokastrës. Me vetëm dy lagje të banuara nga të moshuar sot në fshat zor të gjesh të rinj. Ata kanë zgjedhur rrugën e emigracionit për shkak të papunësisë dhe mungesës të shërbimeve.
"Nuk kanë çfarë të hanë, s'ka punë, vetëm bagëti ka."
Zilja e shkollës "Bahri Murat" nuk bie më, ka mbetur vetëm një kujtim pasi tashmë është vetëm një godinë e rrënuar.
Përveç heshtjes që ka pllakosur në Mashkullorë, prindërit shprehen se me zor sigurojnë arsimimin e fëmijëve jashtë fshatit.
"Ikin fëmijët rrugëve poshtë e lart."
"Këtu nuk funksionon as shkolla, as kopshti."
Edhe në ambientin e improvizuar si kopsht veç edukatores nuk ka asnjë fëmijë, të gjithë i drejtohen Gjirokastrës.
Mashkullora ka qenë fshati i parë më i populluar në njësinë administrative Cepo, sot po shpërbëhet dita-ditës.
