Paloka: Kushdo që do kandidojë përballë Berishës për kryetar të PD e ka vështirë fitoren

Deputeti Edi Paloka në një intervistë në Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se e shikon të vështirë kandidimin e kujtdo që do garojë përballë Sali Berishës për kryetar të PD. Megjithatë ai e shikon një domosdoshmëri bashkimin e demokratëve.

A rrezikojmë që përballë një debati brenda partisë, harrojmë elektoratin, i cili është një elektorat i lëvizshëm, por që i duhet PD për të ardhur në pushtet.

Edi Paloka: Ne nuk harrojmë asgjë. 6 marsi tregoi qartazi se pavarësisht proporcioneve brenda PD ku Komisioni i Rithemelimit u bë i qartë për këdo se është shumicë absolute brenda PD, prapë u vërtetua se të përçarë e kemi të vështirë të fitojmë përballë një qeverie të tillë. Bashkimi i demokratëve është domosdoshmëri. Sot kjo opozitë përfaqësohet nga grupimi ynë.

Basha është djegur. Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të PD dhe është e gjithë e drejta e tij. Kushdo tjetër që do të kandidojë me të është i mirëpritur të kandidojë. Unë e shoh të vështirë që në këto kushte të mundet të fitojë përballë Berishës. Sali Berisha ka pranuar marrjen në PD që i kanë dalë dikur kundër edhe me armë. Kemi bashkëpunuar për interesa të vendit edhe me kundërshtarët tonë më të fortë.