Policia zhvendosi protestuesit, Çaushaj: Kur qeveria shikon që protesta frymëzon, ndërhyn

Këtë të shtunë u zhvillua protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve. Protestues të ardhur nga qytete të ndryshme u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" për të marshuar drejt kryeministrisë.

Aktivistja Rezarta Çaushaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Ora me gazetaren Kostana Morava tha se protesta i tejkaloi pritshmëritë.

Çaushaj: Shpresojmë që kjo protestë ët shërbejë si shkëndijë shprese edhe për kauzat e tjera sepse është shumë mirë kur qytetarët i bëhen krah njëri-tjetrit dhe kur ushtrojnë presion te qeveria. Edhe pse kërkesat tona nuk janë përmbushur ashtu siç i kemi kërkuar njëfarë rezultati e dha. Qeverinë e vendosëm në punë, e detyruam të punonte për ato paketa sado që prapë se jemi kritike me punën që ka bërë. Njerëzit duhet ta kuptojnë që sa më shumë të jemi atje, aq më shumë rezultat do ketë.

Rreth orës 18:00 forcat e policisë ndërhynë dhe zhvendosën protestuesit në trotuar duke mos i lejuar që të qëndronin para kryeministrisë.

Çaushaj: Nuk ka asnjë lloj arsye legjitime që policia duhet të ndërhynte. Policia është njoftuar, dje ka marrë dy njoftime zyrtare. Prapë pas pjesë së parë të protestës sot i është dërguar një njoftim zyrtar, ata e kanë marrë e kanë protokolluar dhe ligji thotë që ne thjesht duhet ta njoftojmë policinë. Ne e kemi bërë këtë dhe policia duhet ët jetë aty thjesht për të garantuar rendin, jo për të na përzënë, nuk e ka këtë të drejtë. Sa herë që qeveria shikon se një protestë ka potencial të frymëzojë, pavarësisht se nuk janë të gjithë njerëzit që ishin në mëngjes ka një grup që do qëndrojë aty gjithë natën. Mendoj se kjo i ka shtyrë ata që të ndërhyjnë dhe mënyra se si kanë ndërhyrë është domethënëse në vetvete. Ne vendosëm që këtë të mos e lejojmë. Për përshkallëzimin e mëtejshme çdo gjë është e mundur, pro nuk e kemi marrë ende një vendim tamam.

Aktivistja tha se masat e marra nga qeveria nuk mjaftojnë prandaj kanë kërkuar zgjerimin e masave.