Përplasja me protestuesit, zv/drejtori i Policisë Tiranë: Kishin leje deri në orën 17:00, hapëm rrugën

Numri dy i Policisë së Tiranës, Luigj Vathi ka reaguar pas tensioneve të krijuara pasditen e sotme në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë.

Në një deklaratë për mediet , zëvendës drejtori i DVP Tiranë, mohoi se policia kishte shpërndarë protestuesit. Sipas tij, policia i kishte kthyer përgjigje me shkrim organizatorëve për të liruar rrugën.

Vathi: Në bazë të njoftimit që kanë bërë organizatorët Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës deri në orën 17:00. Pas një kërkese të dytë nga organizatorët ne i kemi kthyer përgjigje me shkrim duke i njoftuar  për lirimin e rrugës dhe vazhdimin e protestës në trotuar.

Ju garantoj që Policia e Shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit por ka bërë thjesht lirimin e rrugës dhe protestuesit po vazhdojnë të protestojnë në trotuarin përballë kryeministrisë. Ne thjesht kemi liruar rrugën për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe për mbarëvajtjen e automjeteve dhe transportit publik. Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë por [a cenuar liritë dhe të drejtat e asnjë qytetari në Tiranë.