Demalia: Nëse pjesëmarrja do të jetë e ulët protesta do të shuhet. Gjendjen Shqipërisë e kanë lejuar vetë shqiptarët
Ilir Demlia është shprehur se protesta nuk duhet të përdoret për interesa të ndryshme, pasi sipas tij humb qëllimin e saj.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj. Demalia u shpreh se nëse pjesëmarrja do të jetë e vogël protesta do të shuhet.
Demalia: Protesta nuk duhet të përdoret për interesa të ndryshme sepse humb qëllimin e saj. Këtu nuk flasë vrtëm për parti por edhe për grupime të ndryshme interesash. Nuk ka sensibilizim të masës popullore. Mendoj se nga pjesëmarrja sot protesta do të filloj të bie dhe do të vazhdojë kjo gjendje e regjimit që ka kapur gjithçka. Ka kapur të gjithë institucionet. Gjendjen e kanë lejuar vetë shqiptarët që të degradojë në këtë pikë.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Edi Ramës duke thënë se: Nuk mund të quhet populli pakicë.
Ndër të tjera ai shprehet se shqiptarët nuk kanë kulturën e rezistencës politike.
