PD e destinuar të vdesë me Berishën? Paloka: “Foltorja” i dha energji partisë. ‘Fomula’ e bashkimit
Edi Paloka është shprehur se PD nuk do të vdesë.
Këtë e tha në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, e cili e pyeti nëse PD e lindur me Berishën është e destinuar të vdesë po me të.
Paloka tha se lëvizja që lindi pas datës 9 prill i dha energji PD.
Edi Paloka: PD nuk do të vdesë. Pas 25 prillit në aktivitetin tonë politik u duk sikur u zhytëm në një kënetë. Ajo që ndodhi, sa ishte e dëmshme për PD sepse e përçau, në njëfarë mënyre ndikoi pozitivisht. Kjo lëvizje që lindi pas 9 shtatorit i dha energji PD.
Ndër të tjera ai tha se në PD janë të mirëpritur të demokratët.
Everest Dedaj: A është e hapur kjo forcë politike drejt emrave që kanë qenë figura të larta të PD por drejtojnë apo kanë drejtuar parti tjera?
Edi Paloka: Askush nuk përjashtohet nga PD, të gjithë janë të mirëpritur. Vota e demokratëve është ajo që përcakton nivelin dhe përgjegjësinë e gjithsecilit.
Ndërkohë Paloka ka treguar edhe ‘formulën’ që mund të bashkojë PD.
Everest Dedaj: A keni një formulë që mund t’i bashkojë palët?
Edi Paloka: Propozimi im ka qenë që të ngrihet një komisioni të përbashkët, për të përcaktuar procedurat e zgjedhjeve. Kjo ka vetëm një kusht, duhet të gjithë të pranojmë votën. Nëse arrijmë në këtë mirëkuptim gjithçka bëhet me e lehtë. Kur arrihet marrëveshje të gjitha pengesat e tjera bien. Unë mendoj se marrëveshja është e domosdoshme për ta çuar PD drejt bashkimit.
