Goci: Nëse është e nevojshme do përdorim dhe forcë fizike për të mbrojtur të drejtat. Paralajmërimi për policinë
Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, ka paralajmëruar se do përdorin forcë qoftë edhe fizike nëse iu cenohet e drejta e tyre për të çuar deri në fund kauzën e protestës.
Në një deklaratë për mediat përpara kryeministrisë, Goci tha se janë të gatshëm të luftojnë për të drejtat e tyre, ndërsa shton se protesta do të vazhdojë.
Ai ka paralajmëruar edhe policinë duke thënë: Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë.
Ervin Goci: Nëse na cenohet e drejta do përdorim forcën qoftë edhe fizikisht, për të ruajtur të drejtën e protestës. Nuk pranojnë që të trajtohemi si hiç, dhe sikur jemi të dobët. Jemi të gatshme të luftojmë për të gjithë t drejtat tona. Organizatorët e kësaj proteste janë qytetarët, pavarësisht bindjeve që kanë. Jemi njerëz që kemi luftuar për interesin publik. Unë s’dola të mbyllë protestën, sepse protesta është e hapur. Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë. Protesta do vazhdojë në ditët në vijim. Shqipëria ka hyrë në një periudhë ku e keqja ka prekur në koclkë.
