Përfshihet nga flakët zona e Kënetës në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 19:49
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kënetës, pranë bregdetit të Tales në Lezhë.
Sipërfaqe të tëra me shkurre dhe barishte po digjen prej ditësh në këtë zonë, informon gazetari i Ora News, Elvis Hila.
Zjarrfikëset janë angazhuar për shuarjen e zjarrit por ka qene e pamundur vënia nen kontroll, për shkak të erës. Sipërfaqja e zjarrit është zgjeruar në orët e mbrëmjes së sotme, 19 mars.
Zjarre të këtij lloji janë të shpeshta në këtë zonë, ndërsa janë vetë banoret ata që i ndezin pasi i përdorin këto toka kënetore për blegtorinë.
