Qytetari nga protesta: Premtimet e Ramës si thashethemet e grave të lagjes. Momenti që qeveria të flasë me masa
Një qytetar i cili është ulur në shesh për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, shprehet se masat që ka marrë qeveria deri më tani, nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve.
Ai tha për mikrofonin e Ora News, se janë të vendosur që të vazhdojnë këtë protestë në mënyrë që të rrisin presionin ndaj institucioneve që këto të fundit të reagojnë.
Qytetari: Ka një hipokrizi totale nga ana e qeverisjes. Masat që ka ndërmarrë qeveria, janë masa që nuk kanë impakt në jetën tonë të përditshme. Jemi të vendosur për ta vazhduar këtë protestë. Unë personalisht do të rri gjithë natën. Shqiptarët të bëhen me ne që të rrisim presionin ndaj institucioneve.
Qytetari ka krahasuar premtimet e Kryeministrit Edi Rama me thashethemet e grave të lagjes. Ndër të tjera ai thotë se tashmë është momenti që qeveria të flasë me masa konkrete.
Qytetari: Unë te kjo qeverisje shikoj më shumë propagandë sesa masa konkrete. Shikoj gratë e lagjes, shikoj dhe Kryeministrin e vendit. Gjithë ditën me llafe gratë e lagjes, gjithë ditën me llafe Kryeministri. Mesazhi që kemi për Kryeministrin është se thashethemet nuk na ndihmojnë që të kalojmë krizën ekonomike dhe krizën energjitike. Thashethemet nuk na ndihmojnë të kalojmë varfërinë. Është momenti që qeveria të flasë me masa. Kërkesat janë të qarta, kemi dhe 6-7 kërkesa të paplotësuara.
Ai shprehet se do të bëjë që të jetë e nevojshme që të fitojnë të drejtën e tyre.
Qytetari: Më tremb më shumë varfëria se sa e njerëzve që njoh. Më tremb më shumë varfëria e çdo shqiptari sesa policia. Do të bëjë çdo gjë që të jetë e nevojshme që kjo kauzë të ecë përpara dhe ne të arrijmë të fitojmë të drejtën tonë.
I pyetur nga gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, se si do reagojnë nëse ndërhynë policia, protestuesi u shpreh:
Ne i presim të gjitha sepse jemi shtet policor. Strategjia që ndoqi policia ishte ushtrim presioni dhe dhune. Kjo qeverise nuk di të bashkëbisedojë me qytetarët. E gjithë qasja ka qenë që barrën e kësaj krize qeveria të ja kalojë popullin, por të paktën populli reagojë kësaj radhe.
