Paloka: Protesta dhe forca gjuha e vetme që njeh Rama, metoda që përdorë për të shuar revoltat
Deputeti i PD Edi Paloka ka komentuar protestat që po zhvillohen kundër rritjes së çmimeve.
Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, Paloka është shprehur se protesta është e vetmja mënyrë reagimi përballë një qeverie që nuk do të dëgjojë, dhe përballë një Kryeministri që sipas Palokës është arrogant.
Edi Paloka: Unë e kam filluar me protesta karrierën time politike dhe kam qenë gjatë gjithë kohës një nga njerëzit që më shumë se çdo kush tjetër ka nxitur protestën si reagim. Protesta është e vetmja mënyrë reagimi e një populli përballë një qeverie që nuk do të dëgjojë, për më tepër një qeveri si kjo që ka 9 vite që drejton me Ramën kryeministër, i cili është arrogancë, përbuzë qytetarët, e në veçanti protestave.
Ndër të tjera tha se opozita ka përgjegjësi që të nxisë reagimin e qytetarëve, kur bëhet fjalë për padrejtësi.
Edi Paloka: Është përgjegjësi e opozitës të nxisë reagimin e qytetarëve, kur atyre iu bëhet një padrejtësi, por është detyrimi i çdo qytetari të reagojë ndaj padrejtësive.
Ai thotë se Edi Rama përdorë disa mënyra për të shuar protestat, ndërsa shton se ky i fundit njeh vetëm gjuhën e forcës dhe asnjë lloj gjuhe tjetër.
Edi Paloka: Rama ka arritur t’I shuajë protestat. Ka disa grupime që i fut në mes të protestave që detyrë kanë të largojnë njerëzit. Nëse protestat nuk marrin mbështetjen e opozitës ajo është e destinuar që të shuhet, prandaj dhe Rama e luan këtë lojë. Nëse ka padrejtësi, nuk mund t’I thuash opozitës rri jashtë, sepse kjo do I shërbente Ramës. Duhet që një protestë kundër qeverisë të ketë gjithë bazën e mundshme jo të largojmë njerëz. Rama njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e protestës dhe të forcës, nuk njeh gjuhë tjetër.
Rama nuk di të bëjë mirë, por Rama ka një stil tjetër për të marrë mirënjohje dhe falenderime nga qytetarët. E krijon problem vet dhe pastaj ofrohet si zgjidhësi apo shpëtimtari atij problemi.
Deputeti shprehet se: protesta duhet të drejtohet për rrëzimin e Ramës, sepse sa të jetë Rama probleme do të kemi gjithë kohën.
