Protesta, policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët, përplaset me protestuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 18:08
Ora News, mëson se policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga sheshi përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë qytetarët janë pëplasur me efektivët duke iu drejtuar: Mos më prek me dorë, hiqi duar nga unë.
"Ju jeni polici private e një individi, nuk jeni më policia e shtetit shqiptarë. S'ju vje turp"
"Jeni kafshë, si s'ju vjen turp. Kështu e mbroni popullin ju."
Policia pretendon se leja e protestës ka mbaruar, prandaj protestuesit duhet të largohen nga sheshi.
Qindra qytetarë po protestojnë para Kryeministrisë kundër rritjes çmimeve dhe vendosjen e minimumit jetik.
Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë 24 orë në protestë, ndërkohë që me vete kanë marrë dhe batanije e ushqim.



