VIDEO/ Aksident i dytë tek bulevardi “Migjeni”, një kalimtar goditet rëndë me motor, në rrezik për jetën

Brenda një periudhe 10 ditore, në të njëjtin vend pranë bulevardit të Ri “Migjeni”, janë regjistruar dy aksidente, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tre personave.

Pas aksidentit të 8 Marsit, ku në mbrëmjen e kësaj dite një motor Picash u aksidentua me një makinë, duke bërë që drejtuesi i motorit të mbetej i plagosur rëndë, një tjetër aksident ka ndodhur në të njëjtin vend.

Këtë radhë një tjetër mjet motor ka goditur një këmbësor që po kalonte në vijat e bardha, duke e lënë të dëmtuar rëndë. Dëmtime qytetari kishte marrë në krahë dhe në këmbë, duke bërë që ai të mos ngrihej në asnjë moment.

Aksidenti i kësaj natyre në këtë pjesë rruge është i përsëritur, pasi ky segment rrugor frekuentohet nga shumë banorë të zonës. Ndërsa mjetet motorike, lëvizin me një shpejtësi të madhe, për shkak të gjerësisë dhe drejtimit të bulevardit, mungesës së semaforëve, por edhe si pasojë e mungesës së piketave apo kurrizeve artificialë që duhet ishin në rrugë.

Akoma dhe më e rëndë është fakti se në këtë bulevard thuajse çdo natë bëhen gara me motorë shumë kubikësh, duke të krijuar përshtypjen se jemi në një pistë të “Formula 1”.

Jo më larg se një javë, denoncova një aksident në të njëjtin vend dhe me një të plagosur rëndë. Denoncova dhe mungesën e piketave. Bashkia e Tiranës dhe policia Bashkiake, brenda 10 ditësh vendosi jo piketa, po dy kangjella, që ndalojnë rreptësisht hyrjen e makinave nga njëra anë e korsisë në tjetrën.

Sërish nuk u dha asnjë rezultat. Tani ngelet vetëm të kërkoj vendosjen e një semafori dhe kurrizeve artificiale në rrugë, me qëllim disiplinimin e këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve motorike.

50 metra më lart nga ky vend, vdiq “Xubi” i Yzberishtit, për shkak se bënin gara me motora shumë kubikësh.

VIDEO/ Aksident i dytë tek bulevardi “Migjeni”, një