Lapaj thirrje policisë: Mos u bëni palë me oligarkët, ne nuk jemi armiq!

Policia ka ndërhyrë rreth orës 18:30 për të larguar protestuesit të cilët ndodheshin para kryeministrisë. Ndërhyrja e policisë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe uniformave blu. Avokati Adriatik Lapaj i bëri thirrje policisë që mos bëhen nëpunës të oligarkëve.

Lapaj: Kjo protestë do  vazhdojë, mënyrën dhe metodalitetet do t;i vendosin qytetarët. Marshimet do vazhdojnë. Kjo nuk zgjidhet me polici, nuk zgjidhet me procedurë, kjo zgjidhet me masa konkrete të cilat na trajtojnë si qytetarë dinjitozë. Kush mendon se duke përdorur policinë për të na vendosur përpara e ka gabim sepse nuk e zgjidh dot Policia e shtetit pamundësinë e nënave shqiptare për të gatuar, nuk e zgjidh dot Policia pamundësinë e pensionistëve për të përballuar çmimet, nuk e zgjidh dot policia me dhunë. Të gjitha këto zgjidhen me vendime, me masa, ku qytetari shikohet si aleat në kohë krize dhe jo si armik. Ne nuk jemi armiq. I bëj thirrje drejtuesve të policisë së shteti të mos bëhen palë me oligarkët, mos bëhen nëpunës të oligarkëve, por të bëhen funksionarë të uniformës. Ne nuk jemi duke penguar trafikun, të gjithë e dinë që ky segment ka rrugë alternative. Me stilin të mirë në mëngjes dhe ujqër në darkë nuk funksionon.

A do qëndrojnë qytetarët gjithë natën para kryeministrisë ashtu siç u paralajmërua në fillim?

Lapaj: Ne jemi këtu për të treguar simbolikën. Nuk ndryshon gjë nëse qëndrojmë deri në mëngjes, apo qëndrojmë 1 orë. Këta duhet të kuptojnë simbolikën. Ata që nuk e kuptojnë ose janë të ligj, ose...Qytetarët dhe vullneti qytetar janë ata që dalin në shesh. Halli është aty. Ne jemi këtu për të drejtat tona. Policia është njoftuar para dy ditësh për protestën e sotme. Mendoj që mënyrën e të protestuarit nuk na i përcakton dot kush.