Pasojat e luftës në Ukrainë ndihen në turizëm, reduktohet numri i vizitorëve në Parkun e Apolonisë

Pasojat e luftës në Ukrainë po shfaqen tashmë edhe në turizëm. Në Parkun Kombëtar të Apolonisë në Fier ndryshe nga vitet e kaluara ku turistë nga Ukraina dhe vende të tjera të Europës Lindore ishin të shumtë në numër, këtë vit ka një reduktim të ndjeshëm të tyre.

"Vetë situata në të cilën është Ukraina dhe gjithë Evropa bën që gjithë vizitoret nga Evropa Lindore të pakësohen ose të themi të përgjysmohen ne një pjese të mire të saj."

Shkak për këtë situate është bërë lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka sjellë që dhjetëra guida të turistëve të anulohen nga agjencitë e udhëtimeve. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dymishaj shprehet se këtë sezon turistik priten turistë nga vende të Europës Perëndimore, të cilët nuk kanë munguar edhe në vitet e mëparshme.

"Shpresojmë që këtë vit të kemi vizitore që vijnë nga Evropa Perëndimore pasi masat anticovid po fillojnë të bien në pjesën më të madhe të vendeve evropiane."

Anulimi i udhëtimeve të turistëve kryesisht nga Ukraina dhe Polonia do të sjellë edhe një dëm ekonomik duke qenë se ata përbënin edhe numrin më të lartë të vizitorëve.

"Përveç pandemisë që beri dëmet e veta tani është lufta që krijon ato ngërçet, jo vetëm njerëzore dhe humane, por edhe ekonomike."

Parku Arkeologjik i Apolonisë duket që vitet e fundit preferohet të vizitohet kryesisht nga familjarët që vijnë me automjete private, kjo për shkak të pandemisë që na ka shoqëruar në dy vitet e fundit.