Zjarri në Vlorë/ Shpërthejnë sasi të mëdha municioni në Bunavi dhe Panaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 19:06
2 vatrat e zjarrit që kanë përfshirë sot në Bunavi dhe Panaja, kanë bërë të shpërthejnë dhe sasi të shumta municioni.
Këto janë pamjet dhe të një prej sasive të tjera të municionit të pa shpërthyera që gjenden pranë rrugës si dhe municione të shpërthyera përgjatë ditës së sotme.
Ndërkohë zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Dyshohet se në këto zona ka shumë municione të hedhura përgjatë vitit 1997 dhe më pas duke u kthyer kështu në vatra të rrezikshme jo vetlm për dëmet që i bëhet ullishteve por edhe jetës së njerëzve
