“Rama të plotësojë kërkesat, ose të ikë”, dhjetëra protestues nga qytete të ndryshme në Tiranë

Qytetarët kishin ardhur nga qytete të ndryshme në Tiranë për të protestuar para kryeministrisë për të kërkuar qeverisë të marrë masa për të ulur çmimet dhe plotësuar kërkesat e tyre. Kjo e shtunë shënoi protestën e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve.

Këtë të shtunë, 19 mars u zhvillua protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve.

Protestues të ardhur nga qytete të ndryshme u mblodhën në sheshin "Skënderbej" për të marshuar drejt kryeministrisë.

Nga Dibra në Tiranë për të protestuar u shpreh një i moshuar i cili tha se ju bashkua protestës për çmimet, pensionet e ulëta dhe një sërë problemesh tjera.

"Kemi ardhur për të protestuar për të drejtat tona legjitime që na janë marrë nëpër këmbë nga kjo qeveri. Unë jam 83 vjeç, marr 150 mijë lekë të vjetra, çfarë mund të bëj? Nuk mbuloj dot shpenzimet për shëndetin."

Të tjerë thonë se mosplotësimi i kërkesave do të thotë dorëheqje e qeverisë Rama dhe zgjedhja e një kryeministri tjetër.

"Mosplotësimi i tyre do të thotë dorëheqje e qeverisë Ramoviç bashkë me kabinetin e tij dhe zgjedhja e një kryeministri brenda PS."

"Duhet të ulë çmimet e ushqimeve, të kontrollojë tregun."

Studentët u shprehen se dhe pse një ditë pushimi vendosën të mos i shkonin te familjet në rrethe për të ngritur zërin në protestë.

"Është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne, sidomos për studentët."

Edhe personat me aftësi të kufizuar ishin mbledhur për të kundërshtuar rritjen e çmimeve ndërsa tërhoqën vëmendjen qytetarëve të tjerë që zgjedhin të qëndrojnë në kafe dhe nuk ngrenë zëri për të problemet e tyre.

"Ju përshëndes edhe ju që jeni aty në kafe dhe nuk ju vjen turp që nuk jeni këtu. A nuk i shihni çmimet ku kanë shkuar?"

"Pagat që ofron shteti për paaftësinë tonë janë qesharake."

Ky ishte tubimi i dytë kombëtar, por qytetarët premtojnë se nëse nuk ka reagim, do të jenë të detyruar të dalin sërish në protestë.