Tensione para Kryeministrisë, protestuesja thirrje policisë: Hiqni uniformat dhe kapelet e bashkohuni me ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 18:20
Protestuesit para Kryeministrisë janë revoltuar pasi policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit dhe për t’i larguar nga sheshi.
Ndërkohë një qytetare u ka kërkuar që të heqin uniformat dhe kapelet dhe të bashkohet me protestuesit të cilët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Qytetarja: Unë mendoj se policia e shtetit duhet të heqë uniformat dhe të bashkohet me ne. Të heqë kapelet e të bashkohet me ne. Nëse jeni burra dhe baballarë, hiqni kapelet dhe bashkohuni me ne. S’ju vjen zor që shtyni njerëz, bëheni armiq me njerëzit tuaj, me të afërmit tuaj. Jam shumë e sigurt se edhe ju jeni në të njëjta pozita se ne.
