Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Përmet, vdes shoferi 30-vjeçar, plagoset pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 17:08
Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e 19 marsit në aksin Tepelenë-Përmet.
Policia bën me dije se në afërsi të fshatit "Varibop", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet.
I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
