"Drejtori i policisë na mori në zyrë me të mira", Meksi: Nga ana tjetër dha urdhër të lirohej sheshi, e turpshme

Redon Meksi, një prej organizatorëve të protestës u shpreh se ai së bashku me dy organizatorë të tjerë u thirrën në Drejtorinë e Policisë dhe sipas tij, kjo ishte e qëllimshme. Sipas Meksit në momentin që ndodheshin në Drejtorinë e Policisë, drejtori dha urdhër për të liruar sheshin. Meksi tregoi se shkuan në Drejtori për të folur për ngrohëset që do të vendosnin para kryeministrisë në mënyrë që t'i përdornin për natën, por kjo ishte një pretekst sipas tij. Për Meksin kjo është një sjellje mafioze dhe e turpshme.

Meksi: Na kërkuan të shkonim në drejtori se ne bëmë një kërkesë për të marrë disa ngrohëse ngaqë do qëndrojmë gjitha natën. Ne menduam se do iknim të flisnim për ngrohëset se si do i vendosnim. Kur arritëm në Drejtori këta dhanë urdhër të lironim sheshin dhe na hoqën ne që kishim bërë njoftimin dhe liruar sheshin me dhunë. Këta janë kriminelë, këta janë mafiozë. 3 veta ne ndodheshim në drejtori. Është e qëllimshme, ne kishim bërë njoftimin.

Nuk e di ku do kalojnë orët e tjera të protestës. Protesta ishte aty përballë kryeministrisë që të tregonim qëllimin tonë. Kjo ishte me urdhër nga Edi Rama. Drejtorit të policisë së Tiranës t'i vijë turp në atë lloj forme si u soll, që na mori në zyrë me të mira dhe nga mbrapa dha urdhër për të liruar sheshin. Të ketë trup se kjo është sjellje mafioze jo e një drejtori policie.