Ndërhyrja e policisë, qytetari: S'kanë guxim të arrestojnë Erion përbindëshin dhe Ballukanen por shqiptarët e thjeshtë
Ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit nga sheshi para kryeministrisë u shoqërua me tensione. Qytetarët u shprehën se kishin marrë leje dhe ndërhyrja e uniformave blu nuk ishte e drejtë. Ata madje i bënë thirrje t'i zhvishnin uniformat dhe t'i bashkoheshin.
Qytetari: Duke qenë se policia vazhdon me teknikat e Llesh kimikut, i bëj thirrje shqiptarëve që të bëhen gati për diktaturë ose të marrin arratinë nëse nuk bëhen gati të kundërshtojnë këtë diktaturë. Ky shesh është sheshi i popullit dhe është pushtuar 2 herë. Një herë nga çadrat e Ramoviçit, një herë nga çadrat e Lulash Bakojanit. Për partitë qenka, por për shqiptarët e thjeshtë nuk qenka ky shesh.
Turp e faqja e zezë për Çuçin e çiçin, e leshin e Gledisin të cilët me taksat tona dhunojnë çdo ditë. Horra! Nuk keni guxim të arrestoni ata që duhet. Erion përbindëshin s'keni guxim, Damian gurunë, Ballukanen, Ramoviçin s'keni guxim, por arrestoni shqiptarët e thjeshtë që paguajnë taksat. Ne nuk e duam dhunën por ju nuk merrni vesh ndryshe. Shpresoj të zgjohet populli tamam dhe t'ju tregojë vendin ashtu siç ju takon.
