Qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit, në kërkim 26-vjeçari, arrestohet bashkëpunëtori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2022, 10:39
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit". Në pranga ka rënë shtetasi Leonard Steaj.
Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Benard Hoxha, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur dje në Babrru.
Shtetasi Benard Hoxha, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi Leonard Steaj e ka ndihmuar atë të largohet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
