Dita e 24 e luftës, nga shkatërrimi i 12 objektivave ajrorë ruse te solidarizimi i Bush dhe Clinton, zhvillimet e fundit nga Ukraina
Kjo e shtunën shënon ditën e 24 të luftimeve në Ukrainë.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për paqe kuptimplote dhe bisedime "pa vonesë" për sigurinë me Moskën. Ai tha se ky do të ishte i vetmi shans për Rusinë që të kufizojë dëmin nga "gabimet" e saj.
Forcat ruse kanë rënë dakord të lejojnë banorët të evakuojnë disa qytete në Luhansk lindor të Ukrainës pas orës 09:00 me orën lokale, tha guvernatori i rajonit.
Ukraina pretendoi se një gjeneral-lejtnant rus u vra në Chernobayevka pas një sulmi artilerie.
Forcat e armatosura të vendit thanë gjithashtu se mbrojtja ajrore e saj kishte shkatërruar të paktën 12 objektiva ajrore ruse.
Ndërkaq, mediat lokale kanë cituar kreun e këshilltarëve të Presidencës së Ukrainës të ketë shtuar se forcat e armatosura po ashtu kanë goditur gjashtë bazën ajrore Çornobaivka, ku Rusia ka vendosur flotën e saj.
Këto pretendime të palës ukrainase nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.
Ish-kryeministri britanik Gordon Broën është në mesin e 140 akademikëve, avokatëve dhe politikanëve që nënshkruan një peticion që bën thirrje për një gjyq të stilit të Nurembergut për Putinin. Ky ishte një sistem ligjor që gjykoi kriminelët nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore
Ish-presidentët amerikanë Bill Clinton dhe George W Bush vizituan një kishë ukrainase në Çikago për të shprehur solidaritetin me popullin ukrainas.
Ata vendosën lule me fjongo ngjyrë blu dhe të verdhë, ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në Kishën e Shën Volodimirit dhe Kishën Katolike Olha.
Ish-presidenti Bush ka shkruar në një postim të ndarë në Twitter se “Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës teksa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre”.
